TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur pak më parë protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.
Siç shihet dhe nga video, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.
Kur kishte disa minuta që kishte nisur protesta në oborrin e Kuvendit u hodh një tymuese.
Pjesë nga deklaratat e artistëve në protestë
Bujar Asqeriu: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari.
Parlamenti ynë të mendohet mirë para se të votojë këtë ligj, për të kafshuar Teatrin Kombëtar. Kini Kujdes mos luani me artistët, artistë janë njerëzit më të nderuar të kombit. Prandaj kujdes me artistët. Të nderuar deputetë kalojeni këtë nen me shpirt dhe do të kuptoni thellë se nëse votoni këtë ligj do të bëni nja hap të gabuar. Nëse dhëmbët tuaja do të ngulen në atë Teatër nuk do të harrohen kurrë.
Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor. Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë. U bëj thirrje që të mos votojnë këtë ligj.
Neritan Liçaj: Në respekt të qytetarëve që kanë dal sot këtu me në, në respekt të gjithë qytetarë shqiptarë, po lexoj edhe njëherë peticionin tonë drejtuar krerëve të shtetit dhe trupave diplomatikë në Shqipëri. Ne jemi kundër këtij ligji, jemi kundër shembjes së Teatrit. Ky projekt ligj vjen në kundërshtim me disa ligje të tjera në Republikën e Shqipërisë. Është rasti i parë që paraqitet një ligj personal. Ky ligj nuk ka referim dhe bazë ligjore, është në kundërshtim me proceduarat e hartimi të ligjit. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij ligji.
Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.
Vasjan Lami: Apeli im është shumë i thjeshtë, ti japim fund kësaj loje të shëmtuar. Teatri mund të bëhet shumë mirë aty ku është. Ligji duhet të tërhiqet dhe të hapet një konkurs siç duhet.
Deputetët e PD në protestë
Më pas në shesh kanë zbritur dhe dy deputet e PD, Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku, të cilët thanë se ata janë në mbështetje të tyre dhe do të luftojnë për ta në Kuvend.
Dashamir Shehi: Dua tu falënderoj në emër të Grupit Parlamentar. Debati nuk ka filluar ende se kjo është një strategji e atyre që ne të lodhemi. Kjo është protesta më e madhe e shoqërisë, dhe më e bukura. Kanë dal për partinë apo për rrogën ,por sot kjo që keni bërë ju është shumë e rëndësishëm, pasi keni emancipuar shoqërinë. Kujt i pëlqen liria të qëndrojë këtu, kush është për paratë të shkojë atje të rreshtohet me ata. Ne tani do të shkojmë aty do të vazhdojmë betejën tonë, po ju them që dhe ju të qëndroni të rezistoni këtu, Ju falnderojë për këtë qëndresë.
Jorida Tabaku: Unë sot këto kartolina” Unë jam Teatri”, do ti vendos në Kuvend. Sot nëse ky ligj do të miratohet shuhet trashëgimia e qytetit. Ju falënderoj se ju keni qëndruar në shi dhe në diell, keni kenë pak dhe sot jeni shumë. Ne dhe ju nuk do ta lejojmë që kjo makabritet që i bëhet Edi Ramës.
Opozita ësthë gati të ndjek çdo rrugë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit, do ta çojmë këtë çështje deri në Strasburg.
https://www.facebook.com/232465630646137/videos/277507162808650/?t=1