TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një tjetër grua vritet. Viktima është me kombësi shqiptare. Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të tre fëmijëve.
Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke. Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç, u vetëplagos me thikë.
Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrje. Incidentet midis çiftit u regjistruan fillimisht në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës. Gruaja kishte ngritur padi kundër burrit të saj për kërcënim. Burri ishte arrestuar më pas në kontekstin e një ndalimi rrugor për dhunë në familje. Policia po heton mbi rrethanat e sakta në të cilat ndodhi krimi.