TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi ka ndarë pamje nga kantieri i punës në kompaninë "Guna Tactical", ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes.
"Kantierin “Guna Tactical” e postoi Kryeministri dje tek përmbledhja e aktivitetit në Pogradec. “Guna Tactical" do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për vendet e tjera." - shprehet Ministri Nufi në video-mesazhin e tij.
Sipas Ministrit Nufi, mbi 290 punojnë sot në këtë industri, duke cilësuar se numri i tyre do shkojë mbi 1,000 në momentin që kantieri do të jetë plotësisht funksional.
Ndër të tjera, Ministri Nufi vendos theksin tek punësimi i njerëzve në këtë industri:
"Jemi krenarë për faktin që kjo industri, jo vetëm gjeneron të ardhura, por punëson njerëz dhe ndikon në komunitet çdo ditë."
"Guna Tactical" është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët (joint venture) mes ndërmarrjes shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Në fokus të aktivitetit të saj është projektimi, prodhimi, tregtimi dhe eksporti i uniformave ushtarake dhe aksesorëve, kryesisht për Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit dhe aleatë të NATO-s.