AKTUALITET, 4 November 2026, 11:49

Ngjarja e rëndë/ E zuri poshtë porta, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali

Ngjarja e rëndë/ E zuri poshtë porta, humb jetën tragjikisht

Një burrë 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në punë në lagjen Spagnolo të Leçes.

Viktima, i identifikuar si Bashkim Rushani, u shtyp nga një portë që po binte, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 61-vjeçari ishte pronar i një kompanie ndërtimi.

Ekipet e emergjencës, që mbërritën në vendngjarje, mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e burrit.