AKTUALITET, 4 November 2026, 10:14

Pas mesnate/ Shpërthim në një garazh në Lezhë, i vihet lëndë plasëse një automjeti

Pas mesnate/ Shpërthim në një garazh në Lezhë, i vihet

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është vendosur një automjeti, në pronësi të shtetastit A.N.

Ngjarja është shënuar në afërsi të zonës së “Mileniumit”, rreth orës 01:50. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po heton rrethanat dhe për të identifikuar autorin/rët.

Njoftimi i policise: 

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.