AKTUALITET, 4 November 2026, 10:23

VIDEO/ Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO/ Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama

Edhe sot më 4 nëntor, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog me protestuesit.

Si gjithmonë, në sofrën prej guri përpara Kryeministrisë, vendosi fletët ku shkruhet “Dialog”.

Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë e tij për të shqyrtuar propozimet që vijnë nga studentët dhe për të adresuar shqetësimet që ata kanë.

Nga ana tjetër, studentët e protestuesit refuzojnë të bisedojnë me kryeministrin.

Kujtojmë se kreu demokrat Sali Berisha ka bërë një tjetër thirrje për protestë kombëtare, e cila pritet të mbahet ditën e shtunë.