AKTUALITET, 3 November 2026, 22:27

“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon pse e nxorri Veliaj emrin e Arbër Hajdarit  

“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Erion Veliaj e ka marketuar vetë Arbër Hajdarin, por po kështu u përpoq ta djegë kandidaturën e tij. 

“Po i rikthehem një shprehje të kryeministrit, që tha janë të lutur të hanë kokat dhe kokat hëngshin. Organizata më e madhe është ky, atje sipër. Se si e katandisën PS, e pashë atë ditë kur dolën hunjtë dhe drurët te PS-ja. Kështu e ka katandisur.  Se ç’bëjnë, të bëjnë ç’të duan. Nuk më intereson fare.  Më intereson pjesa e asaj që po ndodh me shtetin. Se çfarë bëjnë në parti, nuk jam anëtar i partisë. 

Përfshirja e një emri nga Erion Veliaj, di që Veliaj e ka marketuar vetë këtë si personazh. Në SHBA kanë qenë të dy bashkë. Veliaj me sa duket e ka nuhatur këtë gjë dhe ka dashur ta djegë një personazh që edhe ai ka investuar. Kemi dëgjuar zëra që ai ka qenë kandidat, kur doli emri i Binajt, nga ana tjetër emri më i kuotuar ishte Arbër Hajdari.  

Për mua, nuk më intereson kë nxjerr kandidat. Braçe është vetëshpallur dhe vjen vërdallë nëpër qytet”- tha Hoxha.