AKTUALITET, 3 November 2026, 23:45

Abilekaj: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër

Abilekaj: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje me Ramën

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se opozita nuk duhet të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër. 

Pjesë nga biseda

Abilekaj: Nëse opozita do të bashkohet me protestën, nuk mund të hyjë në zgjedhje. Ose rrugën e rrugës, ose rrugën e zgjedhjeve. 

Rakipi: Po e provuan dhe doli Jenishehri deputet.

Abilekaj: Jo nuk provuan gjë. Kanë bërë gati opinionin publik, nxorrën një sondazh të Notos për të thënë do të futemi në zgjedhje. Kur është futur kjo opozitë në zgjedhje dhe ka marrë aq vota sa të rrëzojë Ramën? A hiqet Rama në këto kushte me votë? Atëherë kjo opozitë ja ka fut kot deri tani. 

Rakipi: Po si hiqet ndryshe? 

Abilekaj: Nuk e di, por di që PD deri sot ka thënë… 

Rakipi: A ishte shtet autoritar Serbia? Iku ky me votë. 

Bala: Iku edhe opozita atje. 

Rakipi: Po thuhej që edhe Vuçiç nuk ikën me votë. 

Abilekaj: Në Serbi protesta ishte dy vjet dhe mori nën kontroll çdo qelizë të shoqërisë përveç pushtetit. Kjo është protesta e sotme që ka nevojë të shpërndahet të hyjë kudo. Edhe disa emra të spikatur të protestës kanë thënë ky është një proces. Në variantin serb protesta mori edhe opozitën. Duhet të marrë fuqinë protesta. A hyn dot në zgjedhje me Ramën të fitosh? Nëse PD merr 48% në Tiranë, duhet të llogarisësh që 52% nuk janë të tuat dhe se këtu nuk bëhen zgjedhje. Mendoj se çdo aventurë jashtë protestës është e destinuar të dështojë.