TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë thirrje prokurorëve shqiptarë të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ky mesazh vjen pas nxjerrjes për herë të dytë të njoftimit nga Prokuroria e Përgjithshme për vende vakante në KLP dhe mungesës së aplikimeve.
Përmes një postimi në “Twittet” delegacioni i BE-së thekson se ky institucion luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.
Postimi:
Thirrje prokurorëve nga ?? #Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë!
Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në ?? #BE! TPZ.AL