AKTUALITET, 23 Maj 2019, 09:53

Ngacmoi seksualisht 32-vjeçaren, prangoset një person në Berat

Ngacmoi seksualisht 32-vjeçaren, prangoset një person në Berat


Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit për shkak se është kallëzuar nga një 32-vjeçare, se e ka ngacmuar seksualisht.

Nuk bëhen të ditura nga ana e policisë detaje të kësaj ngjarje, ndërsa shtetasi S.T do të përballet me akuzën e ngacmimit seksual.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.T. 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja K.G, 32 vjeçe, banuese Berat, se shtetasi i sipërpërmendur e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmim seksual”, parashikuar nga nenin 108/a, te Kodit Penal.