TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ku kryeministri Edi Rama ka dhënë disa porosi për deputetët socialistë për zgjedhjet e 30 qershorit, kanë nisur lëvizjet në selinë blu.
Burime pranë PD theksojnë se kryedemokrati Lulzim Basha do të takohet me aleatët në orën 12:30 për të diskutuar mbi aksionin opozitar.
Takimi do mbahet në selinë blu, pas nisjes së Kolegjit Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershor.
Sot Kolegji do të shqyrtojë padinë e kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar, (PUK) Idajet Beqiri. Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin.
Kërkesa e PUK u rrëzua me katër vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.
Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë sot kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.