AKTUALITET, 22 Maj 2019, 22:41

"Menu burgu", shpërndahen trakte për të frikësuar qytetarët për 30 Qershorin


Në mediat pranë qeverisë, ka nisur të shpërndahet me shpejtësi, një foto me mbishkrimin "menu burgu", që përmban dënimet për vepra të ndryshme penale, për persona që angazhohen në prishjen e zgjedhjeve.

Një nga personat më të zellshëm që e ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë kërcënim ndaj qytetarëve, është Hasan Pasha, kryetari i PS-së në Mat, njëkohësisht zëdhendës i ish gardistit, Agron Malaj, që kandidon për kryetar të Bashkisë së Matit. Gjtihashtu, mësohet se këto "trakte" janë shpërndarë në banesat e disa qytetarëve, me qëllim për t'i trembur ata ditën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, kur Edi Rama do të garojë me vetëveten.

Duket se këto kërcënime, pasojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se qytetarët që angazhohen në pengimin e zgjdhjeve, jo vetëm do të dënohen, por do t'u ndalohet hyrja në SHBA dhe BE, duke marrë kështu atributet e ambasadorit, por pa cituar asnjë ligj konkret, ku e bazoi këtë deklaratë.

/TPZ.al/ 

/TPZ.al/