AKTUALITET, 23 Maj 2019, 09:06

U inaugurua në Janar nga Lleshaj dhe Veliu, shembet hyrja e Komisariatit numër 6


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet. Hyrja e Komisariatit numër 6 në kryeqytet është shembur ditën e djeshme por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë sot janë vendosur skelat dhe po punohet për rikonstruksionin e pjesës hyrëse ku ndodhi dhe incidenti.

Ky komisariat u inaugurua rreth katër muaj më parë, në janar të këtij viti nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Drejtori Veliu do të deklaronte se godina e re e Komisariatit, u ndërtua me fondin e buxhetit të shtetit prej 239 milion lekë me një sipërfaqe ndërtimore prej 2619m², të cilat do të shërbejnë për rreth 150 punonjës policie.