AKTUALITET, 23 Maj 2019, 09:34

Sherri në Elbasan, pasi rrahin një person, dy autorët u sulen edhe policëve

Sherri në Elbasan, pasi rrahin një person, dy autorët u sulen


Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi kanë dhunuar dhe kanosur një shtetas, e më pas kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

“Ne pranga janë vënë S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur, kanë goditur me grushta e kanosur me fjalë shtetasin V.B.'”- njofton policia.

Ndërkohë që sipas saj, “gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë kundërshtuar punonjësit e policisë”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për motive të dobëta dhe në gjëndje të dehur, kanë goditur me grushta e kanosur me fjalë shtetasin V.B., si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja”, ” Plagosja e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike”.