TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është publikuar më media pasditen e sotme lajmi se drejtoresha e Sigurisë Ushqimore, Valbona Paluka kishte dhënë dorëheqjen për shkak të presioneve në vendin e punës.
Paluka ka mohuar gjithë lajmet e shpërndara duke u shprehur se dorëheqja ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore.
Gjithashtu ka shtuar se pas lajmeve të publikuara përballja me Ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, apo dhe me stafin me të cilin Paluka ka punuar do të jetë e vështirë, për shkak të raporteve të mira që ajo ka pasur me kolegët.
Duke mohuar gjithë sajesat e bëra në median online, Valbona Paluak ka ritheksuar dhe një herë arsyen e largimit nga detyra.
“Ndihem e turpëruar për ato çfarë shkruhet në median online pasi asgjë nuk është e vërtetë. Mu hoq fytyra dhe nuk i dal dot para as Ministrit të Bujqësisë për mbështetjen e pashtershme në kryerjen e detyrës.
Më vjen zor të shkoj në punë dhe të përballem me atë kolektiv të mrekullueshëm me të cilin punoj.
Është e vërtetë që unë kam dhënë dorëheqjen por për arsye shëndetësore që vërtetë ma bën të pamundur kryerjen e detyrës.
Megjithëse insistimin e vetë ministrit Çuçi dhe stafit për të qëndruar aty dhe dëshirën time të madhe për të vazhduar, e kam të pamundur vazhdimin sepse gjendja ime shëndetësore nuk ma lejon.”– tha për FaxWeb Valbona Paluka.