AKTUALITET, 1 Mars 2020, 15:03

Nga Vlora në Krujë, kush janë 3 vrasësit e rrezikshëm të kërkuar nga policia, njëri prej tyre pjesë e një bande të armatosur


Policia e Shtetit ka publikuar edhe tre emra të tjerë të personave të shpallur në kërkim, midis të cilëve është edhe Dritan Rexhepi i akuzuar për kryerjen dy vrasjeve në vitin 1999 në Krujë.

Njoftimi i policisë:

Dritan(Gramos) Rexhepi

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bledar Mneri

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.