TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Check Up- mbetet një nga koncensionet më të dyshimta të qeverisë ‘Rama’ dhe me kosto të lartë për buxhetin e shtetit. E pavarësisht akuzave, kryeministri vazhdon ta propagandojë në media si një sukses të vetin. Sot ai u shfaq në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor.
Në shfaqjen e radhës në ERTV, Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “A mjafton ky metri për të më matur mua?”, ishte batuta e Ramës teksa ishte ulur si pacient dhe mjekët po e pyesnin për regjimin ushqimor, peshën dhe gjatësinë. Dalja e Ramës për Check Up-in, me siguri që nuk është e rastësishme.
Numri i shqiptarëve që shkojnë të bëjnë kontrollin mjekësor është relativisht i ulët dhe kryeministri kërkon të japë vetë shembullin për t’i nxitur të tjerët. Por pavarësisht numrit të atyre që shkojnë për kontroll, koncensionari Vilma Nushi, pagesën nga buxheti i shtetit e merr po njësoj./Lapsi/