TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
Duke folur në emisionin “Open” Rama hodhi poshtë akuzat se ai ka lobuar në vendim, duke u shprehur se Amerikën nuk mund ta blejë askush.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Nga e dinit që Berishës i ishte pezulluar viza për në SHBA?
Rama: Për shkak të detyrës di edhe gjëra të tjera.
Pyetje: Ju kanë akuzuar se jeni ndër autorët për shpalljes non grata?
Rama: Skam asnjë koment, sepse shpallja është e qartë dhe cdo koment e politizon, ndërkohë që nuk është politikë e brendshme.
Pyetje: Ju kanë akuzuar si një ndër lobuesit?
Rama: Sikur SHBA-të dhe DASH të funksionon me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka të panumërta me diamantë dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën. SHBA-të janë ato që janë sepse nuk i ble dot askush. Ato mund të blejnë. Lobimi atje është ca fotografi me kongresmenë dhe senatorë, që disa prej tyre nuk e dinë ku është Shqipëria. Ndonjë artikull që paguhet. Po lobim në DASH?! Nuk funksionon kështu, sepse po të funksiononin kështu, do ishin si ne. Nuk ndodh. Është një përrallë që mund tua tregosh atyre që duan ta besojnë, duke përfituar nga pasionet, militantizmi, padija, injoranca, por nuk ndodh.