AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 22:07

A mund ta sjellë Basha PD-në në pushtet?

A mund ta sjellë Basha PD-në në pushtet?


Sipas gazetarit Blendi Fevziu kreu i PD Lulzim Basha nuk mund të sjellë PD në pushtet në këto rrethana. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Fevziu u shpreh se Basha mund të qëndrojë në krye të PD sa të dojë nëse thyhen rregullat e lojës, madje siç u shpreh ai mund ta shtyjë derisa të bëhet kryeministër.

“Në këto rrethana jo, në rrethana të tjera ndoshta. Nuk dihet çfarë ndodh. 25 prilli e gjeti PD në rrethanat më të mira për të fituar, me një qeveri 8 vite në pushtet dhe në fund nuk fitoi dot. Basha mund të qëndrojë në krye të PD sa të dojë nëse thyhen rregullat e lojës”, tha Fevziu.