AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 23:08

Të dhënat e Shëndetit Publik Angli dhe të Universitetit të Kembrixh që "kapën mat" Altin Goxhajn

Të dhënat e Shëndetit Publik Angli dhe të Universitetit


Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka patur një debat mes Altin Goxhajt, Ylli Rakipit dhe Arjan Currit, lidhur me vaksinat.

Në emision u paraqitën të dhënat nga Shëndeti Publik Angli dhe Universiteti i Cambridge, që tregojnë se në këtë vend, si pasojë e vaksinave janë shpëtuar rreth 105 mijë jetë dhe janë parandaluar rreth 230 mijë shtrime në spital, çka tregon se vaksina funksionon.

Goxhaj e devijoi biesedën, duke folur për vaksnimin e fëmijëve me detyrim edhe pse kjo nuk është e vërtetë.

Debati në studio: 

Ylli Rakipi: Duhet të ndajmë momentin kur ju hidhni poshtë vaksinën. Ju hidhni poshtë institucuione shumë prestigjioze. Shëndeti Publik në Angli dhe Universiteti Cambridge thotë që janë shpëtuar 105 mijë jetë nga vaksina. Ju e dini më mirë se Shëndeti Publik në Angli dhe ky universitet?

Altin Goxhaj: Ky informacion nuk është i plotë. Këta kanë deklaruar që fëmijët e vegjël nuk duhet të vaksinohen, përse duhen vaksinuar. Ky universite nga i merr fondet?

Ylli Rakipi: Ju po hidhni poshtë Universitetin e Kembrixhit?

Altin Goxhaj: Në botë ekzistojnë organizata që financojnë universitetet...

Arjan Curri: Nuk ka universitet në botë që ka dalë kundër vaksinave. Asnjëra. Ka një non-sens këtu. Mendoja se ju ishit si Cako, kundër vaksinave. Ju thoni janë të mira vaksinat por jo kjo. Nëse ka plandemi, ajo nuk futet në një vaksinë por futet në shumë gjëra, në supermarkete, në kutira, kanace. Pra, nuk ka logjikë që kjo nuk bën dhe të tjerat bëjnë.

Altin Goxhaj: Them se kjo është plandemi.

Arjan Curri: Në rastin e hetimit të një të vërtete mund të gjesh një njeri që thotë nuk bën.

Aktin Goxhaj: Unë nuk thashë nuk bën. Unë them që kjo vaksinë për mua është preparat. Ka ndryshuar termi...

Arjan Curri: Qoftë edhe preparate, mund të jetë ilac.

Altin Goxhaj: Kur do tja bësh me çdo kusht atyre që e kanë kaluar dhe fëmijëve të vegjël, nuk është më ajo që ne prisnim. Në dokumentin që ka firmosur qeveria shqiptare, thuhet ne nuk e dimë kush janë efektet afatgjata. Nuk e paskeni ndjekur Edi Ramen.

Arjan Curri: Jo nuk ka një vendim. Edi Rama thotë, por nuk ka. Përshembull, rektorët nuk e pranuan këtë të studentëve.

Altin Goxhaj: Të tregoj dokumentin. Ky quhet plani i aksionit. Në këtë plan janë katër faza.

Arjan Curri: Nuk them nuk ka shtytje. Por nëse njerëzit rezistojnë, nuk e kanë të detyruar. Unë jam vet pedagog dhe po të them nuk është e detyruar. Mua nuk më ka detyruar njeri deri më sot. VKM është e detyrueshme dhe nuk ka VKM. Pastaj pse del Rama nuk ka lidhje.

Altin Goxhaj: Sipas ligjit asnjë vaksinim nuk bëhet pa plan. Është sipas ISHP dhe ka fuqinë e ligjit. Është ligji i sëmundjeve infektive, këta po të duan ua fusin vaksinën me detyrim.

Arjan Curri: Për vaksinat e tjera, jo për këtë. Ku është ky ligj?

Altin Goxhaj: Është ligji i sëmundjeve infektive. Aty pretendohet që të gjithë barnat që miratohen nga FDA dhe EMA, për personat që shfaqin rrezik, ato duhen bërë patjetër.

[gallery ids="572566,572553,572551"]