AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 21:45

Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer në Rinas

Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer në Rinas


Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur një sasi tjetër e vaksinave të prodhuar nga Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se mbrëmjen e së hënës në Rinas mbërritën edhe 29,250 doza të tjera.

Kështu, në total numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 2,074,560.