AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 21:14

Tensionet në Veri/ Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel këtë javë, në tryezë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve, Escobar

Tensionet në Veri/ Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel këtë

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë kësaj jave do të ketë një takim në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë konfirmon për gazetën “Express” se: “Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”.