TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampionati italian hyn në fazën vendimtare të sezonit, pasi kanë mbetur edhe dhjetë javë nga fundi, ndërsa në kampin e Milanit të gjithë besojnë ende te titulli kampion, ndonëse kanë gjashtë pikë më pak se Interi kryesues.
Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës me Sampdorian dhe pranoi se futbollistët janë në formë të mirë e besimplotë për të mbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë.
“Të gjithë janë kthyer në formë mjaft të mirë nga grumbullimi dhe janë optimistë për sfidën e nesërme. Më vjen shumë mirë që të gjithë besojnë ende te titulli kampion, por na presin 10 sfida shumë të vështira deri në fund”, u shpreh Pioli.
Tre nga titullarët e padiskutueshëm të kuqezinjve janë të angazhuar paralelisht edhe në bisedimet për rinovimin e kontratës që u skadon në fund të sezonit, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Pioli.
“Ibra, Calhanoglu e Donnarumma janë shumë të qetë dhe të përqendruar maksimalisht në fushën e lojës. Nuk jam i shqetësuar, pasi për rinovimin e tyre merren drejtuesit. Mua më intereson t’i kem në dispozicion maksimal dhe jam i kënaqur për këtë. Duhet të arrijmë të paktën 75 pikë, për të qenë të sigurt për një vend në zonën Champions”, tha trajneri i Milanit.