TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi u intervistua për disa ditë nga prokurorët në Gjykatën Speciale në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua me një fjalë qytetarëve të Kosovës.
“Për shkaqe etike dhe të kufizimeve ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi”, thotë ai.
Megjithatë, Thaçi ndau tre gjëra, ku thekson se historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe e shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe evropiane nuk mund të rishkruhet nga askush!
Teksa i konsideron shpifje akuzat e ngritura, Thaçi thotë se ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së.
“Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën”, shton ai.