TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taksisti 39-vjeçar, i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën dy ditë më parë, pasi i hoqën patentën.
Ai ishte gjetur dy ditë më parë, në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.
Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.
Gjatë shoqërimit në Polici, ai ka thënë se "nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë", duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.
Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39-vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.