AKTUALITET, 18 Korrik 2020, 19:15

Aksident tragjik në Lushnjë, makina përplās për vdekje të moshuarin me biçikletë

Aksident tragjik në Lushnjë, makina përplās për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë afër fshatit Dushk.

Një automjet tip "Benz" ka përplasur për vdekje një të moshuar 60-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje teksa drejtuesi i automjetit E.B, është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.