TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas krīmit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 22 marsit, dalin pamjet e momentit të vrāsjes së avokati Ravik Gurra.
Autori del nga një makinë dhe për disa sekonda futet në lokal dhe më pas rikthehet për t’u larguar po me makinë, çka do të thotë se vrāsja e avokatit të Çapajve ka qenë e planifikuar.
Avokati Ravik Gurra u vrā me dy plumba në kokë teksa ishte i shoqëruar nga dy persona në një lokal në qendër të Elbasanit.
Fillimisht, u dyshua se vrāsja e tij ndodhi prej grupit rival të Çapjave, megjithatë sot pak më shumë se një vit nga krīmi i rëndë, ngjarja ka mbetur ende pa autor.
Shenja e fundit ngeli tek makina e djegur afër daljes së Elbasanit ku u dyshua se e kishin përdorur për t’u larguar por autori i cili del në këtë video ende nuk është kapur.
Gurra ka qenë dhe avokat i Emiljano Shullazit.