TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë kësaj fundjave ka vizituar prindërit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Kosovë.
Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka shkruar se, së bashku me ish-kryeministrin Majko kanë vizituar prindërit e Thaçit në Brojë të Skënderajt.
Sipas Lladrovcit, thuhet se ishte premtim i Pandeli Majkos për këtë vizitë, pas një takimi që ka pasur në Tiranë.
Më tej ai thotë se i ati i Thaçit i ka mirëpritur në këtë takim ku sëbashku me Majkon kanë biseduar mbi çështjen aktuale me të cilënpo përballe Presidenti Thaçi, aktakuza për 100 krimet e luftës.
“Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin. Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin Z. Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut. Z. Majko i shprehi respektin e thellë Bacës Haxhi dhe tërë familjes Thaçi e cila i rezistoi deri në ditët e sotme, akuzave të ndryshme të fabrikuara kundër çlirimtarëve, në vend se të akuzohen ideatorët dhe kryesit e mbi 400 krīmeve masive në përmasa gjenocidi, anë e kënd Kosovës. Drenica gjatë Luftës së UÇK-së, ashtu sikur në dy luftërat botërore, ishte zonë e shkatërrimit në masë, zonë e cila i bëri rezistencë të fuqishme okupimit jugosllav, që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Me Z. Majko kishim për qëllim ta vizitojmë edhe Familjen e Kadri Veselit, për të shprehur solidarizimin dhe përkrahjen e plotë në këto rrethana, por për shkaqe objektive nuk kemi mundur ta realizojmë. Faleminderit, z. Majko, biri i vërtetë i Kosovës!”-ka shkruar Lladrovci.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer të premten në Kosovë, pas katër ditë marrje në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndërsa ka njoftuar se do të flasë sot në orën 20:00 për intervistimin atje.