TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është vënë në pranga autori i dyshuar i plāgosjes me thikë të 46-vjeçarit në Fier.
Kujtojmë këtu se të shtunën rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me thīkë 46-vjeçari P. S., banues në Kasnicë.
Njoftimi:
Patos, Fier
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plāgosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit.
Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë (thīkë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armā e ftohtë (thīkë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.
46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrāsje me dashje e mbetur në tentativë”.