AKTUALITET, 18 Korrik 2020, 16:17

Tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë, Policia: 39-vjeçari mbante një shishe benzinë në dorë, u shoqërua nga ‘’Shqiponjat’’

Tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë, Policia:

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për 39- vjeçarin i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë.

Në njoftim zyrtar, thuhet se U.K, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kërkonte të vetëdigjej.

Ai u shoqëruar menjëherë nga Forcat ‘’Shqiponja’’ dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.