AKTUALITET, 8 Korrik 2021, 17:16

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, tetë raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, tetë raste

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri ku nuk është shënuar asnjë jetë e humbur nga Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar tetë raste të reja.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërkaq po marrin trajtim spitalor të specializuar pesë pacientë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2980

Testime totale 826,513

Raste pozitive 132,565

Raste të shëruara 130,037

Raste Aktive 72

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29

Korçë 10

Elbasan 8

Shkodër 6

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 3

Lezhë 2

Gjirokastër 2

Kukës 1