AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 19:04

Neritan Ceka infektohet me COVID, ja si është gjendja shëndetësore e ish-ambasadorit

Neritan Ceka infektohet me COVID, ja si është gjendja

Politikani i njohur dhe arkeologu Neritan Ceka është infektuar me COVID-19.

Burime për “TvT” thonë se arkeologu ndodhet i shtruar në shtëpi pasi nuk ka pranuar të shtrohet në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

Përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.

Kujtojmë se muaj më parë Ceka shpërtheu në mallkime për të gjithë ata njerëz që do të shkonin të votonin dhe fjalët e tij u kthyen në meme në rrjet.

“Zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, i zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten iu qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them,”- u shpreh në muajin qershor Ceka.