AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 16:14

Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, shkon në 321 numri i viktimave

Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend,

Virusi i rrezikshëm Covid-19 vijon të marrë jetë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 2 viktima në dy spitalet Covid.

Fatkeqësisht betejën me sëmundjen nuk kanë mundur ta fitojnë një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

Me të dhënat e fundit, numri personave që kanë humbur betejën me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 321.

Po ashtu i lartë vijon të jetë edhe numri i të infektuarve të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi 147 raste të reja me Covid-19, nga 830 testime të kryera për të dyshuar.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 10553.