AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 16:52

Konflikti për detin, mediat turke: Bisedimet mes Ankarasë dhe Athinës janë shtyrë për në 10 shtator

Konflikti për detin, mediat turke: Bisedimet mes Ankarasë dhe

Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s për shmangien e një përshkallëzimi ushtarak në Mesdheun Lindor janë shtyrë për 10 shtator, sipas mediave turke dhe burimeve të Ministrisë Turke të Mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord të zhvillonin bisedime për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon.