AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 18:33

Italia regjistron dhjetë të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, rriten rastet e reja

Italia regjistron dhjetë të vdekur në 24 orët e fundit nga

Rritet sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Sot autoritetet shëndetësore italiane kanë deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistuar 1370 persona të infektuar me COVID-19, ndërkohë që një ditë më parë ishin 1108. Me bilancin e sotëm, Italia kalon 280 mijë rastet që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa të vdekurit nb 24 orët e fundit jane 10, ndërkohë që janë 143 personat në terapi intensive dhe 31 mijë personat e izoluara në shtëpi, dhe 543 të shëruarit.

Të gjithë rajonet italiane kanë shënuar raste, me Lombardinë që shënon rritje të ndjeshme (270 raste kundër 109 të ditës së djeshme), e ndjekur nga Campania, (143) dhe Puglia (143).