AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 17:20

Zyrtare/ Armando Sadiku zbarkon në Turqi, firmos me skuadrën e re!

Zyrtare/ Armando Sadiku zbarkon në Turqi, firmos me skuadrën e re!

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka vendosur të zgjedhë Turqinë si destinacionin e radhës për të vazhduar karrierën e tij. Bomberi kuqezi kaloi një sezon shumë të mirë si i huazuar te Malaga, nga ekipi i Levante. Dëshira e Sadikut, por dhe e Malaga, ishte të vazhdonin bashkëpunimin, por klubi i Levantes vendosi ta mbajë, për ta lënë të lirë më pas, pa kontratë. Ekipi që ka siguruar firmën e Sadikut, ka qenë klubi turk Erzurumspor. Tashmë, sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin turk të futbollit dhe ka nisur menjëherë përgatitjet e para me klubin e ri, vetëm 24 orë pasi luajti titullar me Shqipërinë në humbjen 0-1 ndaj Lituanisë.
 
View this post on Instagram
 

Very happy to be part of the family of @erzurumspor for the next 2 years. #turchia?? #süperlig #erzurumspor ?⚪️?

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on