AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 18:48

EMRI/ Në arrati prej pesë vitesh, arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik droge

EMRI/ Në arrati prej pesë vitesh, arrestohet shqiptari i kërkuar

Për ti shpëtuar arrestimit, 44 vjeçari kishte ndryshuar mbiemrin e tij në Shqipëri, sipas mediave italiane.

Sipas informacioneve, 44 vjeçari i quajtur Bashkim Cenkollari, i cili më përpara kishte mbiemrin Dervishi, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015 nën akuzën e trafikut të drogës.

Por, për t’i shpëtuar arrestimit kishte marrë mbiemrin e nënës së tij.

44-vjeçari ishte dënuar me dy vjet për drogë në 2011 dhe më pas ishte përfshirë në një tjetër hetim po për drogë së bashku me katër persona të tjerë.

Kohët e fundit policia e zbuloi atë në Bari dhe kështu ai u njoftua për masën parandaluese të ndalimit për të qëndruar në Reggio.