TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por panorama nuk është e njëjtë në çdo bashki. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët dhe pasjes ose jo të rivalëve, në 9 bashki, socialistët kanë arritur të tejkalojnë veten, duke i rritur votat në krahasim më 2015.
Në Belsh Arif Tafani e nis mandatin e dytë me 1 132 vota, ndërsa Kastriot Gurra në Librazhd ka shtuar 793 vota.
Rritjen më të lartë e kanë kryetarët e rikonfimuar të qarkut Fier, ndërsa bie në sy Gëzim Topciu në Maliq, i cili edhe pse sapo fitoi mandatin e 6-të, i ka rritur votat me 615 të tilla krahasuar me 2015. Rritje me 259 vota ka shënuar edhe Tërmet Peci me mandatin e tij të tretë në Tepelenë.
TË RIKANDIDUARIT QË SHTUAN VOTA
BELSH- Arif Tafani 1132
LIBRAZHD– Kastriot Gurra 793
LUSHNJE- Fatos Tushe 3052
DIVJAKË- Fredi Kokoneshi 2226
FIER- Armando Subashi 2624
ROSKOVEC- Majlinda Bufi 599
MALIQ- Gëzim Topçiu 615
TEPELENË- Tërmet Peçi 259
KONISPOL- Shuaip Beqiri 698