TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka ndryshuar axhendën e Kuvendit për ditën e hënë, duke spostuar me një orë seancën e ditës së hënë.
Në vendimin e më parshëm të Konferencës së Kryetarëve, Parlamenti kishte parashikuar që debati për Komisionin hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta të niste në orën 18:00, por duke qenë se opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një protestë kombëtare, atëherë me gjasa Ruçi ka vendosur të përshpejtojë ritmin për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.
Në urdhrin e parë të firmosur nga Gramoz Ruçi më datën 3 korrik, thuhet se: “Seanca do të zhvillohej në orën 18:00 dhe debati do të zgjaste 2 orë e 10 minuta”.
Por, duke qenë se opozita njoftoi dje zhvillimin e protestës kombëtare në orën 20:00, atëherë ishte rreziku që Parlamenti të ishte ende i mbledhur dhe duke zhvilluar debatin për shkarkimin e Metës.
Më vendimin e sotëm, Gramoz Ruçi ka vendosur që diskutimi në nis në orën 17:00 dhe të përfundojë me gjasa një orë para nisjes së protestës së PD-së.
“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta” thekson urdhri i sotëm i Ruçit./ PANORAMA.
