TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka kërkuar hetim të plotë për kërcënimin me jetë të kryetari të KQZ-së, Klement Zguri dhe familjes së tij.
Paloka tha se banalitet e Ramës kërcënuan Zgurin pasi kërkoi hapjen e kutive. Ndërkohë që nënkryetari i PD tha se i njëjti bandat ka kërcënuar edhe Aurel Plasarin.
“PD kërkon arrestimin e banditit që kërcënon kreun e KQZ për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Ky është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, kjo është fryma që Rama ka organizuar 30 qershorin.
Sa do të përdorë banda, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e shqiptarëve e kanë thënë fjalën e tyre. PD paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk bindet, në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”, tha Paloka.