AKTUALITET, 5 Korrik 2019, 16:27

Krimi dhe pastrimi i parave, Sandër Lleshaj takon homologun britanik

Krimi dhe pastrimi i parave, Sandër Lleshaj takon homologun britanik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar ministrin e Shtetit për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë është përqendruar në bilancin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij.

Gjatë bisedimeve, është evidentuar niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe janë përcaktuar drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.