TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori i njohur, Aurel Plasari, ka denoncuar sot kërcënimin që i është bërë me mesazh nga i njëjti person që kanosi me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familjen e tij.
Plasari ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, me emrin “Emiljano Pjetri”, i cili i shkruan në faqen e tij të Facebook: “Sa vajza ke”.
Plasari thekson se nuk ka dashur ta bëj publike këtë kërcënim, por sipas tij duke parë se me çfarë fryme u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, po e publikon për të mbrojtur vetën e tij dhe familjen.
“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN
Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.
Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.
Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, thekson Aurel Plasari.
