AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 15:11

Nëntë raste të reja me Covid në Elbasan, mes tyre një mësues dhe një farmacist

Nëntë raste të reja me Covid në Elbasan, mes tyre një

Nëntë raste të reja janë konfirmuar me Covid këtë të enjte në Elbasan.

Mes të infektuarve është një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani” dhe një farmacist.

Ndërkohë rastet e tjera janë të gjithë raste të kontakteve me të infektuarit e mëparshëm.

Një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid, 144 raste të reja dhe 3 humbje duke e çuar në 11816 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 343 kanë humbur jetën.