TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media italiane shkruajnë për një takim të nënpresidentit të Juventusit, Pavel Nedved dhe agjentit të njohur të futbollistëve, Mino Raiola.
Dyshja është takuar në Montekarlo dhe kanë zhvilluar një bisedë të gjatë për merkaton e ardhshme të bardhezinjve.
Theksi ka qenë mbi lojtarë si Donaruma dhe Pogba të cilët sa vjen dhe duken më afër Juventusit. Ndër emra të tjerë u fol dhe për Doneil Malen të PSV-së, për një rikthim të Mojse Kin nga Evertoni, por dhe një shkëmbim të mundshëm Bernardeski-Romanjoli.
Sipas “Tuttosport”, takimi me Raiolën është bërë në kuadër të mbledhjes së klubi juventin, ku morën pjesë trajneri i ri Mak Alegri dhe drejtori i ri sportive, Federiko Çerubini.