TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ia doli Jason Dupasquier.
Fatkeqësisht piloti zviceran i cili pësoi një aksident tragjik në provat e dyta të lira në Mugello, humbi jetën 24 orë më pas.
Lajmi i trishtë u bë i ditur në rrjetet sociale nga Moto Gp teksa Dupasquier nuk ia doli për shkak të plagëve tepër të rënda që mori në kokë.
Piloti zviceran u rrëzua në xhirot e fundit të provave dhe motori i tij i ra sipër në kokë dhe në trup ndërsa edhe dy pilotë të tjerë me motor e dëmtuan më tepër.
Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Firenzes ku iu nënshtrua një operacioni neurokirurgjikal, por sipas mjekëve nga plagët e rënda piloti zviceran nuk mbijetoi dot.
19- vjeçari vetëm vitin e kaluar bëri debutimin e tij në Moto 3 me skuadrën Prueste IGP dhe fati i tij i keq ishte ta mbyllte tragjikisht karrierën në mes nga ai aksident i mallkuar.