SPORT, 29 Maj 2021, 17:28

Aksident në Moto3, piloti zvicëran në gjendje të rëndë

Aksident i frikshëm në provave kualifikuese të Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP. Pilori zvicëran, Jason Dupasquier, u përfshi në një përplasje të frikshme në Mugello, e për pasojë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, ku i është nënshtruar një operacioni në sallën e neurokirurgjisë.

Njoftimin e bëri në “Twitter” Eugenio Giani, president i Rajonit të Toskanës. Gjatë kualifikimit për Çmimin e Madh Italian në Moto3, Jason Dupasquier u përfshi në një aksident të tmerrshëm në fund të provave. Piloti zviceran u transportua nga pista me helikopter në spitalin e Firences. Sidoqoftë, nuk ka pasoja serioze për Ayumi Sasaki dhe Jeremy Alcoba, të cilët gjithashtu u përfshinë në aksident.”