TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Patrick Eze e ka mbyllur me Kukësin dhe do ta vijojë karrierën në Katar, me skuadrën e Al Ahli. Sulmuesi nigerian kishte marrë një ofertë shumë të mirë, që nuk e refuzonte dot.
Klubi i Kukësit përfiton 150 mijë euro nga transferimi i sulmuesit. Menaxheri Ilir Halili, së bashku me partnerin e tij, Indri Caca, kanë mbyllur këtë operacion merkatoje, të leverdishëm për të gjitha palët.
Eze nënshkruan për një sezon dhe do të përfitojë 500 mijë dollarë, ndërkohë që në rast se Al Ahli do ta mbajë edhe sezonin e dytë, atëherë ai do të përfitojë 750 mijë dollarë.
Një kontratë super për sulmuesin, i cili nga informacionet e siguruara nga abcnews.al ka edhe bonuse të tjera, duke nisur nga titulli kampion që i jep atij 150 mijë dollarë ekstra, e për të vijuar me përfitime më të ulëta për vendet më poshtë në renditje.
Sigurisht që golat dhe asistet shpërblen për Eze, i cili në sezonin e tij të parë në Superiore shënoi 15 gola dhe ishte shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë”