SPORT, 28 Maj 2021, 13:05

Laporta: Rinovimi i Messit, jo çështje parash! Koeman? Nuk është i preferuari im, por…

Laporta: Rinovimi i Messit, jo çështje parash! Koeman? Nuk


Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka folur së fundmi dhe sigurisht të gjithë presin informacione në lidhje me rinovimin e kontratës me Leo Messin. “E kemi bërë një ofertë bazuar në mundësitë tona”, tregon fillimisht numri një i klubit katalanas.

Më tej ai shton: “Leo meriton më shumë dhe mund të arrijë më shumë, por dëshira e tij për ta bërë sërish të madhe sërish Barcelonën do të thotë se ai është mirënjohës për përpjekjen që po bëjmë, që ka edhe baza.

Jam i optimist, në mënyrë të moderuar. Nuk është çështje parash, por e të paturit një ekip që mund të fitojë gjithçka. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë”. Sigurisht që në qendër të vëmendjes është edhe çështja e trajnerit. Xavi Hernandez është i më i përfoluri për të pasuar Koeman.

“Kemi respekt për Koeman, i cili ka një kontratë në fuqi. Mos e përjashtoni atë… Ne do të takohemi javën e ardhshme për të analizuar sezonin dhe për të marrë vendime për të ardhmen. Unë ia kam thënë që nuk është trajneri im i preferuar. I kam thënë të më japë kohë të gjej një alternativë. Nëse nuk e gjej, ai do të vazhdojë”, shprehet Laporta.