SPORT, 29 Maj 2021, 16:12

Ronaldon për Pogba, Juventusi tenton t’i japë jetë shkëmbimit të bujshëm

Ronaldon për Pogba, Juventusi tenton t’i japë jetë

Mund të jetë një nga shkëmbimet më të bujshme dhe Juventusi ka nisur nga puna. Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United në përfundim të EURO 2020.

Nicolo Schira shkruan se mesfushori francez ka një raport shumë të mirë me trajnerin Max Allegri, i cili u rikthye te rekordmenët e Italisë, dhe me shumë prej lojtarëve të klubit nga Torino.

Sipas gazetarit italian, Juventusi po punon për një shkëmbim të mundshëm mes Pogba dhe yllit të sulmit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi është një ishull në “Old Trafford” dhe United i ka hapur bisedimet për një rikthim të mundshëm të sulmuesit. Mbetet që gjithçka të konkretizohet me një marrëveshje mes klubeve.