SPORT, 30 Maj 2021, 11:59

“Bëmat” e Kante, njeriut të Dragaos në finalen e Championsit

Mesfushori N’Golo Kante u përzgjodh nga specialistët, si “lojtari i më i mirë ndeshjes” në finalen e Champions League midis Manchester Cyti dhe Chelsea, takim që u zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Dragao” të Portos.

Kjo, jo për faktin se Chelsea fitoi 1-0 ndeshjen, por Kante, ishte i kudondodhur. Francezi ishte shpirti dhe zemra e “bluve” të Londrës gjatë takimit, duke i dhënë sinjale pozitive edhe trajnerit “të gjelave” Dider Dechamps.

Ja shkurt “biografia” sportive e tij:

Kante ka debutuar me të rriturit me Boulogne në vitin 2012, në një ndeshje të Ligue 2. Më pas luajti një sezon të tërë në divizionin e tretë francez, për t’u bashkua në vitin 2014 me ekipin Caen të Ligës 2, i cili po atë sezon u ngjit në Ligue 1.

Pas një viti u bashkua me Leicester për 9 milionë euro, ku në vitin 2016 u shpall edhe fitues i Premier League. Në sezonin pasardhës, më 2017, fitoi përsëri titullin në Premier League, por kësaj here në radhët Chelseas.

Por “bëmat” e shtatshkurtrit Kante nuk kanë të mbaruar. Në vitin 2018 ai fitoi Kupën e Botës me Francën, duke qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për skuadrën e “gjelave” të Dechamps.

Në vitin 2019 fitoi trofeun e Europa League, për të bërë një sezon “pushim” dhe fituar në vitin 2021 trofeun e madh të Champions League, po me Chelsean. Gjithsesi, “rrugëtimi” i 30-vjeçarit N’Golo Kante ende nuk ka përfunduar.